International Plastic Company (IPC) e kombinon fuqinë e inovacionit dhe kualtitetit të produkteve, për të krijuar produkte eksporti, të cilat plotësojnë nevojat e konsumatorëve në segmente të ndryshme dhe te shumëfishta të tregut.
E themeluar në vitin 2012, IPC aktualisht ka një portfolio të larmishme të produkteve dhe shërbimeve që e bëjnë IPC një ofrues të kompletuar dhe të plotë të zgjidhjeve për klientët e saj, të përqendruar kryesisht në tregjet e Bashkimit Europian.
IPC është padyshim prodhuesi kryesor i produkteve të injektuara të plastikës në Kosovë që e ka bazuar biznesin e saj tërësisht në ‘outsourcing model’ me biznese të jashtme, i cili ju shërben një numri të gjerë të partnerëve të biznesit në industri dhe tregje të zhvilluara të tilla si ato të shteteve të Bashkimit Evropian.
Sot, IPC njihet si zhvillues dhe prodhues i produkteve dhe aksesorëve të ndryshëm nga plastika, të cilët që nga themelimi i saj vazhdimisht kanë investuar në linja prodhuese moderne të injektimit të plastikës dhe në kallëpe të specializuara në prodhimin e produkteve dhe elementeve të ndryshme të plastikës që variojnë nga produkte shtëpiake deri në pjesë industriale, vegla dhe pajisje të tilla si; pyka të ndryshme për industrinë e drurit, kapak armature, distancues plastik, frezë për shpime në stiropor, vegla të ndryshme nga plastika, kapak dhe tuba për silikon, mbajtëse për tabela të veturave, produkte për dritare, gota plastike, arka plastikës, pompa manuale të gjirit, etj.
Me mbi 5 vite eksperiencë në industrinë e injektimit të plastikës në kallëpe dhe me mbi 20 vite eksperiencë në tregti dhe aktivitetet e shërbimit të familjes së themeluesit, IPC është rritur për tu njohur si një prodhues I besueshëm dhe partner biznesi në injektimin e plastikës në kallëpe me porosi.
Nga partneriteti me disa nga prodhuesit kryesor të produkteve të plastikës me bazë në shtetet e BE-së dhe me distributorët me shumicë dhe pakicë të përqendruar kryesisht në Austri, Zvicër dhe Gjermani, IPC është e aftë për të dizajnuar dhe prodhuar produkte dhe vegla nga plastika të cilat e rrisin cilësinë e produktit përfundimtar, reduktojnë kohën dhe koston e prodhimit, përmes linjave moderne dhe proceseve mirë të menaxhuara të prodhimit dhe montimit.
IPC është një ofrues i zgjidhjeve globale, u siguron klientëve të saj zgjidhje në projektim dhe mundësi atraktive të prodhimit, duke përfshirë këtu konceptualizimin e produktit dhe dizajnin e produktit, inxhinjeri dhe zhvillimin e prototipeve. Portofoli i biznesit të kompanisë mbulon fusha të larmishme të zinxhirit të vlerave të sektorëve, me shtrirje të klientëve në; industrinë e mallrave të konsumit të gjerë, sektorin e ndërtimit, industrinë sanitare, industrinë e turizmit, sektorët mjekësorë dhe farmaceutikë, etj.
Pothuajse të gjitha produktet aktuale të kompanisë janë të destinuara për t’u përdorur për nevojat e gjera të industrive të përmendura më sipër përmes sektorëve me shumicë dhe pakicë.
IPC është e specializuar në zhvillimin dhe prodhimin e një game të gjerë të produkteve të plastikës dhe komponentëve me precizitet të lartë. IPC është e pajisur me teknologjinë më moderne dhe të gjeneratës së fundit të prodhimit, të organizuar në 14 linja prodhimi të furnizuara në vitin 2012 dhe së fundmi në vitin 2017 nga prodhuesi i mirënjohur Austriak ‘Wittman Battenfeld’, i cili e bënë IPC-në të aftë për të shërbyer në kontratat e furnizimit në shkallë të gjerë.
Shumica e produkteve të prodhuara nga IPC prej vitit 2015 eksportohen në tregjet Austriake, Gjermane, dhe Zvicerane.
Kompania është e specializuar dhe ka staf të kualifikuar dhe trajnuar për të ofruar zgjedhje për prodhimin e pjesëve plastike sipas kërkesave të ndryshme të konsumatorëve. Ekspertiza e fituar e IPC-së në teknologjitë e shumta të injektimit të plastikës, i japin asaj një bazë të mirë për të zhvilluar zgjidhje të shumta inonvative, për të zëvendësuar metalin me produkte më të lehta, me kosto-efektive dhe më miqësore ndaj mjedisit në segmente dhe sektorët e shumta të tregjeve.
Gjatë viteve, IPC ka arritur të hyjë në partneritete strategjike biznesore dhe afatgjata me disa prej kompanive kryesore të BE-së, të cilat kanë pasur një rol të madh në lehtësimin e qasjes së IPC-së për investimet në teknologjinë më të fundit. Sot IPC-ja ka partneritete të shumta të besueshme për të cilat është krenar pasi që këta partner janë lider të industrisë dhe teknologjisë në tregjet e tyre përkatëse dhe kapacitetet e tyre teknologjike, shtrirja globale u japin përparësi dhe përfitime të konsiderueshme IPC-së dhe çka është më e rëndësishmja ndihmojnë në jetësimin e planeve zhvillimore të biznesit.
IPC fal partneritetit të saja vetëm se e ka rritur fokusin e saj në adoptimin e risive teknologjike dhe për regjistrimin e përmirësimeve të vazhdueshme në efikasitet. IPC vazhdimisht ka kombinuar teknologjitë e partnerëve të saj me njohuritë e veta ekzistuese dhe aftësitë prodhuese për të ofruar pjesë plastike me cilësi të lartë për klientët e saj.
Cilësia shërben për të bërë dhe konceptuar mënyrën e të bërit biznes në IPC. Menaxhmenti i IPC beson se cilësia është një proces i vazhdueshëm dhe në thelb arrihet përmes kombinimit të përmirësimeve të vazhdueshme dhe përsosshmërisë së performancës.
Për IPC, cilësia është një gjendje e qëndrueshme e cila reflekton në çdo gjë që bën. Me biznesin e saj të varur nga tregjet e bazuara në eksporte të njohura për konkurrencë të ashpër dhe përparime të shpejta në teknologji, IPC-ja përpiqet të fokusojë cilësinë në çdo produkt, shërbim dhe proces. Fal bashkëpunimeve dhe lidhjeve të saja ndërkombëtare, zgjerimin e veprimtarisë dhe bazën e klientëve të bazuar në eksporte, IPC sot ka një përvojë pune me një gamë të gjerë të sistemeve ndërkombëtare të cilësisë, klientëve, bashkëpunëtorëve dhe sisteme të brendshme të kontrolleve të cilësisë. Gjithashtu IPC në kontinuitet ka një shkëmbim të vazhdueshëm të praktikave më të mira midis të gjithë ekspertëve të IPC dhe partnerëve të saj të biznesit, veçanërisht me kompanitë prodhuese të teknologjive dhe kallëpeve.
Një menaxhim I fokusuar në nivelin ekzekutiv dhe një bazë e punonjëseve mirë të aftësuar dhe trajnuar janë në zemër të asaj që e shtyjnë nevojën për cilësi në IPC. Aftësia e IPC për tu përshtatur në ndryshime, për të adoptuar praktika të reja dhe për të frymëzuar një kulturë të standardizimit, stimulon efikasitetin e përgjithshëm të iniciativave të cilësisë.
Teknologjitë dhe mjetet moderne të prodhimit e ndihmojnë IPC-në që të përqendrohet në përmirësimin e procesit, llogaridhënien, efikasitetin dhe uljen e kostos.
IPC është e pajisur me certifikatat përkatëse si: ISO 9001 nga Bureau Veritas Certification Holding SAS – dega UK dhe në 2018 planifikon ti implementoj dhe zbatojë standardet ISO 14001 & OHSAS 18001.